Në datë 26 shtator, do të mblidhte Këshilli Kombëtar i PD-së në orën 17:00. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të PD-së, aksionet opozitare dhe strukturimi i partiës do të jenë temat kryesore e mbledhjes.
“Kryetari i Këshillit Kombëtar
Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:
- Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.
Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD,” ka njoftuar PD.