Krybashkiakja e komanduar e Tiranës, Anuela Ristani, gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin Bashkiak është përplasur ashpër me këshilltarët e mazhorancës, duke i sfiduar hapur edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Mësohet se Ristani duhet të ketë thënë “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”.
Siç bëhet me dije përplasjet më të forta kanë qenë me këshilltarin Halit Valteri nga PS dhe Krenar Canollarin nga PSD, të cilët kërkuan më shumë përgjegjësi për situatën e pastrimit dhe menaxhimin e qytetit.









