Lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me Moskën ngritën pikëpyetje pasi Kremlini duket se po nxit trazira në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë, shkruan New York Times, duke shtuar se Vuçiç është lodhur duke u quajtur “Putini i vogël”, siç e akuzojnë disa, se gjoja synon të kryejë agresion kundër fqinjëve në Ballkan.
Si fillim, sipas New York Times, Vuçiç ka thënë me ironi në bibliotekën e pallatit presidencial se “Unë jam gati dy metra i gjatë”, duke aluduar në krahasimin e gjatësisë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Megjithatë, siç vë në dukje New York Times, pas komentit të Vuçiçit për shtatin e tij, ekziston një pyetje serioze që po e shqetëson Ballkanin dhe po preokupon diplomatët perëndimorë.
A po e shfrytëzon Rusia, e zhytur në një luftë brutale në Ukrainë, Serbinë për të nxitur përçarje në Evropë dhe të ndezë një konflikt të ripërtërirë në ish-Jugosllavi për të larguar NATO-n nga beteja e ndezur në lindje?
Kjo frikë u ndezë pas vendimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për targat midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shkaktoi protesta, bllokime rrugësh dhe të shtëna me armë zjarri duke ndezur kambanat e alarmit në aleancën e NATO-s, shkruan gazeta.
“Trazirat në Kosovë dhe tensionet në Bosnjë dhe Hercegovinën të shkaktuara nga Milorad Dodik, lideri i mbështetur nga Moska, dhe nacionalistët kroatë të vijës së ashpër kanë dërguar një paralajmërim se Rusia po përpiqet të nxisë tensionet, në heshtje, luftërat e viteve 1990”, thuhet në tekst.
Siç shkruan New York Times, mediat ruse të lajmeve dhe llogaritë e mediave sociale kanë publikuar prej muajsh raporte nxitëse për serbët në Kosovë dhe Bosnje se po u shkelën të drejtat elementare.
Raportimet, të cilat përsërisin kryesisht propagandën ruse për vuajtjet e rusëve etnikë që jetojnë në Ukrainë, kanë trimëruar nacionalistët serbë të linjës së ashpër, pro-Moskës, shtoi gazeta.
Slavisha Ristiç, ish-kryetari i Zubin Potokut, një qytet në veri të Kosovës që është pothuajse tërësisht i populluar nga serbët etnikë, tha se kurrë nuk do të vendos vullnetarisht targat e Kosovës.
Borko Stefanoviç, nënkryetar i Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, i cili kryeson komisionin për punët e jashtme të Parlamentit serb, tha se çështja e targave është “aq e vogël sa është absolutisht qesharake”.
“Por”, shtoi ai, “këtu në Ballkan, gjëra të tilla simbolike kanë një rëndësi të madhe”.
Një anëtar i lartë i partisë së Vuçiçit, Vladimir Gjukanoviç, kishte deklaruar se “Vuçiqi do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit”, që është një jehonë ogurzi e qëllimit të deklaruar të Rusisë në Ukrainë dhe Beogradit për një “Serbi të Madhe”, shkruan gazeta.