-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ramës i ka rënë skema”, Meta: Ja dy problemet e tij

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Ramën e trondit e shkuara e tij. Sipas ish-Presidentit, Rama ka lënë shumë gjurmë në qeverinë e tij të paligjshme, pasi është i inkriminuar me bandat.

Kreu i PL-së, u shpreh se insistimi i tij për amnistinë fiskale është një  çmenduri dhe një detyrim për ata qe e kanë marrë peng.

Meta u shpreh se “problemi i tij është e kaluara, dhe pasiguria për të ardhmen sepse i ka rënë skema. Derisa ishte Basha ai kishte skemën. Përmes Bashës ai kontrollonte opozitën”.

“Edi Ramën e tronditin dy gjera, e kaluara e tij të cilën nuk e ble dot. Këtu kemi dy lloje të kaluarash, atë më të hershmen dhe këtë të tanishmen. Ka lënë shumë gjurmë me qeverinë e tij ta paligjshme dhe me inkriminimin e tij me bandat, nuk është sekret. Insistimi i tij për amnisti, kur të gjithë janë kundër, insistimi i tij është çmenduri, është peng i atyre që e kanë financuar. Nuk pres nga Rama të lavdërohem, akuzat e tij janë dekorata të mira për mua sot”, u shpreh Ilir Meta.

Meta deklaroi se opozita i ka te gjitha mundesite, jo vetem te vije ne pushtet, por edhe  beje ndryshimin: “Unë mendoj se opozita i ka të gjitha mundësitë për të realizuar një ndrysim. Të vish në pushtet dhe të vazhdosh me të njëjtën mënyrë klienteliste të qeverisë është një gjë që nuk i shërben vendit dhe nuk e rikthen historinë e Shqipërisë në drejtimin e duhura. Opozita i ka të gjitha potencialet dhe nuk ka asnjë pengesë përveçse çlirimit të energjive të vërteta që ajo ka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit