-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivaliteti për talentet me Kosovën? Alban Bushi: Kush flet shqip, është shqiptar

Kryesoret

Kombëtarja Shqiptare U-21 është duke u përgatitur për dy ndeshjet miqësore përballë Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Trajneri Alban Bushi kërkon progresin nga djemtë e tij, teksa paralajmëron se do t’u përshtatet karakteristikave të kundërshtareve.

 Trajneri Alban Bushi e ka vënë theksin mbi politikën e federatës për të afruar sa më shumë talente, duke u dhënë mundësinë të ngjisin shkallët deri në Kombëtaren A.

“Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E  rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi.”

Një përgjigje nga Bushi e kishte edhe në lidhje me polemikat e krijuara për përzgjedhjen e lojtarëve me origjinë nga Kosova.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit