-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO vjen në Shqipëri, Peleshi: Mësimin e morëm do sofistikojmë mbrojtjen

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në një konferencë për shtyp në lidhje me sulmet kibernetike të ndodhur së fundmi në sistemet si TIMS dhe dosjet e tjera të policisë.

Peleshi u shpreh se u bë e mundur rimarrja e sistemeve 5 javë, pas sulmit dhe kjo u bë me ndërhyrjen e NATO-së. Ai gjithashtu shtoi se është shumë e rëndësishme që të rrisnin kapacitet njerëzore dhe të shtojnë sigurinë.

“Pavarësisht kësaj ne kemi rritur gatishmërinë dhe vëmendjen tonë në të gjitha sistemet tona.

Dua të falënderoj NATO për asistencën e ofruar për mbrojtën nga sulmet kibernetike. Duhet më shumë vigjilencë në të gjitha sistemet dhe do të rrisim kapacitet tona në të gjitha fushat si hardware, software, për të qenë sa më të mbrojtur,” u shpreh ai.

Peleshi ka shtuar se për sa i përket sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes ato kanë qenë të paprekura nga sulmi sepse janë të shkëputura dhe nuk janë në rrjetin e përgjithshëm të komunikimit dhe informacionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit