-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Whitaker zbulon detaje nga takimi me Ramën dhe vizita në Bazën Ajrore të Kuçovës

Kryesoret

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, ka ndarë përmes një postimi në “X” detaje nga vizita e tij në Shqipëri, ku shoqëroi ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një tur informues mbi Bazën Ajrore të Kuçovës.

Ai theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e mbrojtjes, duke u angazhuar gjithnjë e më shumë për sigurinë kibernetike dhe duke kontribuar në operacione ndërkombëtare si ajo në Gaza.

Në takimin me Kryeministrin Edi Rama, Whitaker diskutoi gjithashtu për objektivin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur shpenzimet mbrojtëse të Shqipërisë në 5% të PBB-së.

“Gjatë vizitës në Shqipëri, pata mundësinë të vizitoja Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, më shpjegoi zhvillimet e fundit. Shqipëria është gjithnjë e më e angazhuar në mbrojtjen kibernetike dhe operacione ndërkombëtare. Takimi me Kryeministrin Rama u fokusua në arritjen e objektivit të Presidentit Trump për shpenzime mbrojtëse prej 5% të PBB-së”, shkroi ambasadori Whitaker.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit