Prek Kodra është personi i përmendur në dokumentin e anti Terrorit të Kosovës, i cili iu dërgua Gledis Nanos në vitin 2021. Në të thuhej se Kodra dyshohej se do të vriste Albin Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë.
Ndërkohë, në rrëfimin e tij të parë pas kësaj ngjarje, ai shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori. Kodra rrëfen se nuk është snajper, por një gjuetar prej vitesh të tëra. Ai thekson se Kurtin e njeh vetëm përmes televizorit.
Rrëfimi
“Për këtë situatë, çka me shpjegu. Vetëm po shpik, sikur kanë shpik persona të paidentifikuar për mua. Unë Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, s’kam lidhje me asnjë person në Kosovë për qëllim të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qafë, mua, familjen time, personat që i njoh. Nuk më shkon mua kjo gjë.
Për herë të parë, paradite, rreth orës 11:00 kam qenë në Shkodër, në kafe, më ka telefonuar dikush nga Gjermania, i thash po rri, afër punës, po pi kafe.
Më tha a po i sheh lajmet, thash çka ka, më ka nis linkun, pash atë gjë që s’e kam imagjinuar kurrë në jetë. Atëherë kam marrë telefonata, çka po bëhet kështu, kush ka punë me ty.
Nuk më ka pyet Policia për këtë gjë që po thoni ju, e për këtë që e kam dëgju për vete. S’e kam dëgju, as s’e kam mendu kurrë. Mua më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë rreth 24 nëntor, mos qofsha gabim. Kam qenë duke shkuar në Kosovë me ble një kamion për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës time t’u shku në Kosovë, për me pa një kamion për firmën time “Art Mermer Kodra”.
Më kan fut brenda, më kanë mbajt nga ora 14:00 pasdite, deri në 23:00, as sm’ë dëftojshin përse më kanë ndalë. Më kanë nxjerrë paret, më kanë vetë a ke ndonjë gjë me veti. Kam pasë 15 mijë euro me vete. Në doganë më kanë arrestu, në Vermicë. Në Prizren më kanë dërgu mas 2-3 ditësh, nuk më kanë ndalu në Prizren. Fillimisht thanë për Prizren, më kanë marrë në pyetje, më kanë dërgu në Prishtinë te Departamenti për Krime të Rënda, më kanë marrë në pyetje, më kanë fut në dhoma të izolimit. Njëherë humba, kur më thanë dyshohet për falsifikim parash. Unë isha i bindur që janë të pastra, se i kamë marrë nga ndërmarrja ime.
Më kanë pyet gjatë ndejës në doganë, nuk e dijsha mirë kush janë, çfarë struktura. Më kanë pyetur për disa persona, që mua nuk më interesojnë kush janë, s’i mbaj mend personat as tash, Kelmendi, ku di unë, me emra, mbiemra. Unë në Kosovë njoh vetëm një familje, ku shkoj rregullisht. Me mbiemër Kelmendi, nuk më kujtohet emri. Për disa emra tjerë, që mua nuk më ntereson, nuk më intereson emri i askujt, as nuk kisha punë me askënd.
Ma kanë marrë telefonin tim, aty në makinë është gjetë edhe një telefon tjetër pa dijeninë time. Kanë dalë dy telefona në makinë, unë di për telefonin tem, se vajza ime e ka pasur mbrëmjen e maturës, ka pasë shokë e shoqe në makinë, kam dyshu se i kaë rënë dikujt prej tyre. Nuk jam interesu për telefonin tjetër, as nuk ma ka kërkuar askush. Unë jam interesuar për telefonin tim iPhone, se kisha marrë edhe nëj tjetër për vajzën dhuratë, iPhone. Kam pasë të dhëna të biznesit, nuk ma kanë kthyer sot e kësaj dite.
Unë nuk jam me Forca Speicale, jam gjuetar, e kam ushtruar gjuetinë tërë jetën, por nuk jam snajperist, nuk kam hy në punë për snajperist. Tash 25 vite kam armë gjahu”, u shpreh Prek Kodra për T7.