Mbrëmjen e së premtes në Itali humbi tragjikisht jetën 23-vjeçari shqiptar Emanuel Rroku. Një dëshmitar ka treguar momentin tragjik ku u vra shqiptari.
“Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte.
Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë” tha ajo.
Shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali.
Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën.