Presidenti Putin tha se mobilizimi do të fillojë nga dita e sotme.
Ai akuzoi NATO-n për luftën në Ukrainë, duke shantazhuar edhe me armë bërthamore.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan duke thënë se vendimi për mobilizim të pjesshëm të popullsisë tregon se fushata e Rusisë në Ukrainë po dështon.
“Padyshim kjo tregon se ai po has vështirësi dhe ne e dimë këtë. Ka moral dhe kohezion të tmerrshëm në fushën e betejës.
Ai ka probleme me dezertimet dhe me detyrimin e të plagosurve që të kthehen përsëri në luftë.
Ai është në disavantazh, veçanërisht në zonën verilindore të Donbasit”, tha sot zëdhënësi i Këshillit Kombëtar amerikan të Sigurisë, John Kirby për televizionin ABC.
Mikhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky i tha agjencisë Reuters se “vendimi është absolutisht i parashikueshëm, i cili duket më shumë si një përpjekje për të justifikuar dështimin e tyre”.
Kina mbajti një qëndrim më neutral.
“Ne u bëjmë thirrje palëve të interesuara që të arrijnë një armëpushim dhe t’i japin fund luftës përmes dialogut dhe negociatave.
Dhe të gjejnë një zgjidhje që merr parasysh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të të gjitha palëve,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wand Wenbin.
Ministri rus i Mbrotjes Sergi Shoigu, bëri sot të ditur numrin e ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë.
“Kemi kohë që nuk kemi folur për këtë, por duhet të përmend humbjet tona. Deri më sot kemi humbur 5937 persona”, tha ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu.