Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se Komisioni Europian miratoi vendimin për të vijuar modelin e SHBA-së dhe Britanisë për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Kjo, tha Balla më tej është hapi drejt për të shpallur non grata Sali Berishën.
“I kuptoj tronditjet që sjellin ftesat për t’u paraqitur në SPAK. Përshëndes tashmë vendimin e Komisionit Europian për të vijuar edhe ata në modelin e SHBA-së dhe Britanisë, për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.
Dhe unë mendoj se do të ishte gjëja e duhur që BE dhe KE të ecë sa më shpejt në këtë drejtim. Përshëndes angazhimin e Von del Layen, që vendet që aspirojnë BE-në, dhe këtu natyrshëm Shqipëria duhet t’i tregojnë me gisht ata persona.
Rasti më flagrant është i ish-kryeministrit të këtij vendit, i shpallur non grata, nga SHBA, Britania dhe besoj me këtë ecuri edhe në BE” tha ai.