Turqia po synon të integrohet në Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA), një nismë që pritet të lehtësojë transaksionet financiare me vendet e Bashkimit Evropian.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, pas takimeve të zhvilluara në Ankara me përfaqësues të BE-së.
“Institucionet tona financiare po punojnë për këtë proces. Në diskutimet me Bashkimin Evropian kemi trajtuar edhe çështjen e aksesit të Turqisë në SEPA,” deklaroi Fidan.
Sipas tij, përfshirja në këtë sistem do të kontribuonte në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lehtësimin e pagesave ndërkufitare me vendet e Bashkimit Evropian.









