-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë iu gjet brenda hotelit? Mesazhi “tepër sekret” i policisë për Ervis Martinajn

Kryesoret

Biznesmeni Ervis Martinaj vijon që të jetë i zhdukur prej 10 gushtit. Prej tij nuk ka asnjë sinjal. Dilema është e madhe nëse është arratisur duke inskenuar gjithçka apo është vrarë. I përfshirë në ngjarjen e Bllokut në 4 Tetor të 2018, por më pas i liruar nga gjykata, policia tentonte ta mbante nën kontroll.

Në një informacion të shpërndarë në rrjetin e brendshëm të policisë, zyra qendrore u jepte informacion drejtorive lidhur me Martinajn. Në 2001 iu gjet armë brenda hotelit ku u arrestua, në 2015 u akuzua për një tjetër ngjarje të rëndë dhe në 2018 për përplasjen në Bllok.

Dokumenti i policisë

Ervis Martinaj është me origjinë nga Mali i Zi. Ai ka lindur në Burrel dhe më pas është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Studimet i ka kryer në Itali dhe më pas u kthye në Shqipëri për t’iu futur biznesit të lojërave të fatit.

Ai vjen nga një familje me potencial ekonomik. Në vitin 2013, emri i tij u lakua për herë të parë për vrasjen e Ervin Docit. Emri i doli sërish në skenë në vrasjen e ish-Bllokut në vitin 2018. Ai u arrestua për pak kohë dhe u lirua sërish.

Në akt-ekspertizën e autoriteteve izraelite është thënë se Ervis Martinaj kishte video, audio dhe mesazhe të shkëmbyera me njerëz të rëndësishëm dhe kjo besohet se ka qenë arsyeja që e mbante bosin e lojërave të fatit të paprekur nga drejtësia.

Martinaj është baba i 4 fëmijëve. Burime mediatike theksojnë se familja e tij i ka hequr fëmijët nga shkolla ku mësonin në Tiranë për arsye sigurie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit