Sekretari i Përgjishëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë protestëS së sotme të opozitës dhe përplasjes së policisë me protestuesit ka thënë se Edi Rama është i tmerruar nga qytetarët ndaj jep urdhra terrori kundra tyre.
“Rama do ta paguajë shtrenjtë për terrorin ndaj opozitës. Opozita nuk do të ndalojë asnjëherë. Regjimit të Ajetollahuve po u vjen fundi”, tha Noka.
Ndër të tjera Noka u ka bërë thirrje edhe drejtuesve të tjerë të policisë të tërhiqen nga veprimet dhe urdhrat për dhunë pasi në emër të opozitës do të marrin ndëshkimin më të madh ndaj tyre.
Noka: Drejtori i ri i policisë, kamikazi i Belindës, pjesë e organizatës kriminale









