-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nano tregoi si spiunuan policët operacionin te Martinaj, AMP: Hetimi tregoi…

Kryesoret

Ish-drejtori i Policisë, Gledis Nano pranoi që operacioni Plumbi i Artë, ku duhet të kapeshin 32 kriminel, mes tyre dhe Ervis Martinaj, u dekonspirua nga punonjës të policisë.

Nga ai operacion u kapën vetëm 18 persona, emrat e të cilëve dolën si të përfshirë në ngjarje të mëdha kriminale nga dëshmia e Nuredin Dumanit.

Por nga ana tjetër Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është shprehur se nuk ka asnjë provë që operacioni të jetë dekonspiruar.

“Nga verifikimet e deritanishme të kryera në këtë fazë të inspektimit të zhvilluar për këtë qëllim, rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme për punonjës policie që janë të implikuar në një dekonspirim të mundshëm të operacionit ‘Golden Bullet’”, përgjigjet AMP për Euronews.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit