-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna humbi jetën mes zjarrit, vajza rrëfen tragjedinë në Tiranë: Eja se mori flakë shtëpia

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në Tiranë Violeta Muçi 80-vjeçe. E moshuara ishte brenda dhe shkak i zjarrit në shtëpi dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Vajza e së moshuarës tregon si e mori vesh lajmin tragjik.

Jemi dy vajza dhe kam jetuar me prindërit. Unë isha në punë, burri në punë, vajza në shkollë. Më marrin në telefon. Ishte halla dhe më thotë “çupë të mori shtëpia flakë”.

Erdha, vetëm tym dilte. Nuk arrita të shpëtoja asgjë. Kemi mbetur në qiell të hapur. Jam vetë i katërt, ju lutem më ndihmoni. Dola jashtë e kërkova, por vetëm kur më thanë është brenda dhe ka ndërruar jetë” tha ajo.

Burri i saj tha se dyshon se shkak është bërë shkëndija elektrike. “Ne ikëm në punë. Dola që në 06:30 për në punë. Mua më lajmëroi gruaja. Ne dyshojmë te soba e korrentit.

Se vetëm atë përdorim, bombola ishte jashtë. Vetëm ndonjë shkëndijë elektrike. Ose e ka harruar ndezur” tha ai. Ngjarja ndodhi në rrugën “Çelo Sinani”.

Pamje brenda banesës së djegur në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit