-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria do të “rilindë” Ksamilin dhe Orikumin

Kryesoret

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Viero gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur vendimin e këshillit të Ministrave.

Qeveria ka vendosur të miratojë shtesën e huasë më Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhrjet në infrastrukturë që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.

Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, B dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona teje të rëndësishme për s ai përket kapacitetet për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë”, tha zëvendësministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit