Shtyhet për herë të katërt seanca ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, 2 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Raportohet se Gjyqi u shty për shkak se jo të gjithë avokatët janë njohur me provat. Seanca e radhës do të mbahet më 28 shtator.
Kujtojmë se Arbër Paplekaj ka qenë truproja i Sekretarit të Përgjithshëm të PD gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale të 2021.
Pas një përplasje mes dy grupeve partiake, ku janë përdorur edhe armët, Paplekaj dyshohet se ka qëlluar mbi Xhuvanin duke e lënë të vdekur.