-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbylli kolegjin turk, PD: E urdhëroi Erdogani! Do dalim në protestë

Kryesoret

Partia Demokratike ka dënuar vendimet e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif” dhe kopshtit “Turgut Ozal”.

Deputetja Albana Vokshi njoftoi se opozita do i bashkohet protestës së fëmijëve kundër vendimit të qeverisë.

Sipas saj, Rama e mori vendimin pas presionit të Erdogan, pasi shkollat janë pjesë e fondacionit Gulenistan, të mikut që u kthye në armik të Presidentit turk.

“Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria.

Dhjetra nxënës që kanë shkëlqyer në cdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare.

Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vucicin, është duke shembur për Erdoganin.

Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.

Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit