Ali Rasha, drejtori i Fermës Didaktike, në Universitetin e Kamzës, është i arrestuari i parë në lidhje me rastin e korrupsionit dhe abuzimit me tenderin.
Tenderi për të cilin ata akuzohen është në vlerën e 10.5 milionë lekë.
Dyshohet se ai së bashku me 3 kolegët e tij, falsifikuan dokumentet duke përvetësuar plehra kimike.
Ahmet Mejdani dhe Tahir Ballgjini, janë emrat e tjerë të përfshirë në skenë. Ende nuk është bërë i ditur versioni zyrtar i policisë për këtë ngjarje, pasi operacioni është në vijim.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të 4 personat. Po ashtu hetimi po vijon dhe për rektorin e Universitet Bujqësor dhe operatorit ekonomik.