Fitim Marku është mjeku që u arrestuat ditën e sotme në ambiente e spitalit të Traumës.
Ai mori 20 mijë lekë të reja nga pacientja në këmbim të shërbimit të skanerit.
Por pacienti në të vërtetë ishte një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, por mjeku ka qenë në hetim për një kohë të gjatë pasi ka pasur një sërë denoncimesh në emër të tij.
Ende nuk janë zbardhur detajet e plota nga policia, pasi paralelisht po zhvillohet një tjetër operacion po për korrupsion në Universitetin Bujqësor.