-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kërkoi Erdogan? Rama: Konspiracion, kolegji nuk plotësonte kushtet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është i vendosur; kolegji turk “Mehmet Akif” nuk do të rihapet. Pas protestës dhe reagimeve nga opozita, Rama reagoi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë hodhi poshtë aludimet se pas vendimit qëndron Erdogan. Sipas tij, licenca u hoq për shkak se kolegji nuk plotësonte standardet.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj  për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi” shkruan Rama.

Kolegji jo publik turk “Mehmet Akif Ersoy” është pjesë e fondacionit Gulistan, armikut të Presidentit turk Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit