Policia italiane mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar të cilit i gjetën 22kg kokainë në automjet.
Mediat shkruajnë se ai u ndalua në Masiano duke drejtuar një ‘Porsche’ të ri, rreth 100 mijë euro, në emër të babait të tij.
Sipas policisë droga ishte e destinuar për tregtarët në sheshin Prato dhe zonat përreth dhe me daljen në treg do të kapte 700 mijë euro.