Qeveria ka mbyllur kolegjin turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin e kolegjit “Turgut Ozal”. Të shumtë kanë qenë nxënësit të cilët kanë dalë në këtë protestë.
Ata mbanin pankarta të ndryshme në dorë, nga ku dëgjoheshin thirrje, “Duam Drejtësi”.
Njëra nga nxënëset është shprehur se kjo është e padrejtë, pasi kjo shkollë sipas saj i plotëson të gjitha kushtet.
“Në fillim nuk e morëm seriozisht, e kemi përjetuar shumë keq. E zgjodha këtë shkollë sepse është shumë e mirë, dhe i plotëson të gjitha kushtet”, tha nxënësja.
Edhe njëri nga mësuesit u shpreh se është një vendim i papritur dhe jo i duhur.
“I këshilloj qeverise të shohin filmin “Mësonjëtorja”, dhe të mësojnë si jepet mësim…”, tha ai.
“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif”.”, tha një tjetër nxënës.