Ish-deputeti i PD-së që më pas u konvertua në socialist, Halit Valteri u paraqit sërish sot në SPAK. Ai u tha gazetarëve se dorëzoi prova të reja në padinë që ka depozituar kundër Ilir Metës për lobim në SHBA.
“Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e korporatës “Lëvizja Socialiste për Integrim”, ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare.
Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”.
Kjo e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA.
Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë, kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje.
Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka cfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës.
Puna e SPAK ka ecur para. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar”, tha Valteri.