-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi që tregon se Rama e di ku është futur Vis Martinaj

Kryesoret

Tema kryesore prej më shumë se 40 ditësh është Ervis Martinaj duke sfumuar madje cdo nismë të qeverisë dhe aksion të opozitës.

Me pak fjalë është kthyer në një telenovelë, që nuk dihet se kur do ta ketë fundin. Të paktën publikisht, pasi qeveria duket se e di.

Brenda pak orëve nga mbrëmja e djeshme deri paraditen e sotme, nga kryeministri, te ministri dhe drejtori i policisë së shtetit linja është e njëjtë me pikë dhe presje.

Edi Rama tha mbrëmë se policia duhet të flasë me fakte dhe prova. “Policia nuk duhet të ketë thjeshtë informacione por duhet të bazohet në prova.

Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova.

Policia ka shumë më tepër se sa ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar dhe të bazuar në fakt” tha ai.

Dy fjalët, kyçe; fakt dhe provë dolën edhe nga goja e ministrit Bledi Çuçi që pranoi se ka zhvillime. “Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa pasur prova”, tha ai.

E njëjta fjali edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. “Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”.

Koordinimi është i përpiktë sikur tregohet edhe nga e njëjta fjali që përdoret. Kjo do të thotë se kryeministri dhe policia e ka një version mbi zhdukjen e biznesmenit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit