-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë/ Jakup Krasniqi mund të dalë para drejtësisë veçmas?

Kryesoret

Mbajtja në paraburgim për më tepër se 22 muaj e krerëve të UÇK-së është komentuar si shkelje e të drejtave të njeriut.

As pas më shumë se dy vjetëve Specialja s’i ka përballur Thaçin dhe të tjerët me trupin gjykues.

Dhomat e Specializuara në një përgjigje për Gazetën Express thonë se s’ka datë të saktë se kur do të fillojë gjykimi për ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, megjithatë jep shenja se dosja e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi mund të jetë gati për t’u transferuar te trupi gjykues deri në fund të këtij viti.

Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, para dy ditësh ka thënë se pret që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në fillim të 2023-ës.

Gjyqtarët janë shumë kërkues, kërkojnë shumë që të njohin çdo aspekt të materialeve, të provave, dhe respektojnë në mënyrë të rreptë çdo afat kohor”, ka thënë ajo.

Gazeta Express ka pyetur Dhomat e Specializuara lidhur me afatet kohore se kur pritet që ish-eprorët e UÇK-së të dalin para trupit gjykues.

Në përgjigjen e tyre thonë se gjyqtari i procedurës paraprake s’ka caktuar afate kohore, megjithatë dhanë shenja se dosja e lëndës mund të jetë gati për Jakup Krasniqin deri në fund të këtij viti.

Të pyetur se si arsyetohet mbajtja në paraburgim për më shumë se 22 muaj e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja thotë se shqyrtimi i paraburgimit të tyre bëhet çdo dy muaj dhe se gjyqtarët e përcaktojnë nëse për të paraburgosurit ekziston mundësia e ikjes, frikësimit të dëshmitarëve ose manipulimit të provave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit