Ditën e djeshme një aksion kundër korrupsionit u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë. Bëhet për arrestimin e mjekut Fitim Marku, një kolegu të tij si dhe një infermieri.
Pasi u morën në pyetje policia ka lënë të lirë njërin nga mjekët dhe inferimerin.
Personat në fjalë janë shtetasit K.B. me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke, ndërkohë që mjeku reanimator Fitim Marku vijon të mbetet në arrest.
Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin.