Gjatë një bashkëbisedimi që mbajti ditën e sotme me demokratët, kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kthej pas në kohë në karrierën e tij politike. Berisha u përgjigj se një nga gjërat që ai do të bënte ndryshe është ligji për tokën.
“Natyrisht nga viti 1990 gjer më sot, shumë gjëra do kisha bërë ndryshe.
Një nga gjërat që do bëja ndryshe, është ligji për tokën.
Përveç kësaj, pa diskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin ridimensionuar edhe më shumë, pra gjithnjë kam qeverisur i bindur në atë që thotë Ronald Reagan, se qeveria është problemi“, tha Berisha.