Presidenti Donald Trump tha për Axios se negociatorët amerikanë dhe iranianë ka të ngjarë të takohen këtë fundjavë dhe se ai pret të arrijë një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.
“Iranianët duan të arrijnë një marrëveshje. Besoj se një takim ndoshta do të zhvillohet në fundjavë. Besoj se do të arrijmë një marrëveshje për një deri në dy ditë”, tha ai në një intervistë telefonike për mediat amerikane.
Donald Trump tha se Irani kishte rënë dakord të pezullonte programin e tij bërthamor për një kohë të pacaktuar dhe se nuk do të merrte asnjë nga fondet e ngrira nga Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë telefonike me Bloomberg, ai nënvizoi se bisedimet për një marrëveshje afatgjatë “ndoshta” do të zhvillohen këtë fundjavë.
“Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës është pothuajse e plotë”, shtoi ai.









