Një ngjarje disi e pazakontë dhe ende pa shpjegim ka ndodhur ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës.
Një shtetas 41-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pasi me mjetin e tij fillimisht nuk i ndaloi urdhrit të policisë kosovare dhe më pas iu drejtua kufirit shqiptar të cilin e kaloi pa ndaluar .
I ndaluar më pas nga forcat e rendit, mjeti i shtetasit me inicialet S.Sh. banues në fshatin Bardhoc, rezultoi që të paktën gjatë kontrollit nuk mbante asgjë ilegale.
Gjithësi materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pasi 41-vjeçari akuzohet për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, si dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.