Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se pakti i ri mes Rusisë dhe Serbisë është një tjetër kërcënim për stabilitetin në Ballkan. Në postimin e tij në Facebook, kryetari i PD-së, akuzon edhe Edi Ramën.
“Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.
Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines.
Kjo fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.
Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone. Marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama.
Ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve” shkruan ai.
Por për cfarë bëhet fjalë?
Serbia ka nënshkruar një marrëveshje te re bashkëpunimi me Rusinë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, nënshkroi marrëveshjen të premten me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Kjo marrëveshje është realizuar në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kjo erdhi në një periudhë ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.