Piktori i popullit Sali Shijaku është përcjellë sot për në banesën e fundit. Homazhet u mbajtën te Teatri i Operas dhe Baletit. Shumë miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit. I biri, Orges Shijaku ka zbuluar se amaneti i tij ka qenë kujdesi për Shqipërinë.
“I kam qëndruar aty deri në momentet e fundit, për artin shqiptar unë besoj që është një humbje e madhe, gjithë jetën ia ka kushtuar, Shqipërisë, flamurit tonë kombëtarë dhe nëse do e shohim nga njëra anë, është një shenjë e tij, te muze kemi afreskun e tij, Galeria e Arteve ka 99 vepra të tij, ai nuk ka dashur dekorata, familjarisht nuk e prisnim gjithë këtë që po bëjnë mediat, shokët e vet, apo edhe nga vetë qytetarët.
Në të gjitha aspektet, nuk po them nga ana e qeverisë apo e shtetit, mendoj se Sali Shijaku ka arritur që të marrë të gjitha meritat dhe dekoratat. Ka bërë telefonatat e fundit me shokët e vet. Bota është krijuar nga 2 gjëra, e nga drita dhe ngjyrat, ne meshkujt jemi ngjyrat, ndërsa nënat shqiptare janë dritat” tha ai.