-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina në flakë, “gangsterja” e Bilishtit fut në “valle” deputetin e PD-së: Ka gisht

Kryesoret

Në vorbullën e akuzave për djegien e makinës së Deizi Arapit, 27-vjeçares nga Bilishti është implikuar edhe deputeti i PD-së, Bledion Nallbati.

Vajza u shpreh se rreth 4 vite më parë ka pasur një konflikt me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati, aktualisht është deputet i Partisë Demokratike.

Konflikti sipas saj ka të bëjë me pushimin nga puna të së ëmës në bashki. Më tej, Arapi u shpreh se dje e ka ndjekur një person.

Autori sipas sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit, duke kërkuar të merren masa nga policia.

I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër.

4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet).

Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.

Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. 

Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal” tha ajo.

Nga Gjermania ku tha se ndodhet momentalisht, deputeti demokrat Nallbati u shpreh se nuk është i habitur nga këto akuza, por shtoi se do ta padiste 27-vjeçaren.

Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë me tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza.

Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam dhe me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo te kthehem nga Gjermania do të bëj një kallëzim për shpifje” tha ai.

Vajza që u bë e njohur pak muaj më parë pasi u arrestua me argumentin se xhiroi gomat e makinës dhe goditi policët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit