-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet debati/ Qeveria bën gati ligjin: Si duhet të sillen gazetarët

Kryesoret

Qeveria këtë vjeshtë duket se nuk do të ketë përballë vetëm opozitën, por edhe median. Pak vite pasi u rrëzua paketa “anti-shpifje” e kritikuar mes ndërkombëtarëve edhe nga OSBE, qeveria ka bërë gati lëvizjen e re.

Shumica socialiste do të ndryshojë ligjin e mediave. Synimi; AMA do të hartojë “Kodin e Sjelljes” për mediat. Kush nuk e zbaton apo e shkel gjobitet.

Por si parashikohet që të ndodhë kjo?

Kompetencat sërish kërkohet t’i vendosen AMA-s. Por ky institucion është politik. Autoriteti i Mediave Audiovizive zgjidhet me votë nga parlamenti.

Kjo do të thotë se anëtarët që do të zgjidhen dhe që formojnë këtë organ janë në duart e politikës duke kthyer lirinë e medias në rrezik.

Futja e politikës për të kontrolluar veprimet etike të mediave pritet që të shkaktojë debat.

Në projektligj përfshihen për herë të parë konceptet e “bashkërregullimit dhe e vetërregullimit”.

Në ligj parashikohet fillimisht që do të jetë AMA që do të përcaktojë kodet e sjelljes dhe në pikën ku mediat vetë të miratojnë kodet e tyre për t’i bërë publike edhe në faqet online.

Çdo shkelje që do t’i bëhet kodeve që do të miratohen nga institucioni shtetëror do të shoqërohet me gjobë dhe deri në pezullimin e licencës duke e bërë të detyrueshëm dhe jo thjesht një rregullator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit