-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

35-vjetori i PS-së, Manastirliu: Tirana është motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Kryesoret

Në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, drejtuesja politike e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu, vlerësoi kontributin e themeluesve dhe anëtarëve të partisë ndër vite.

Ajo theksoi se Partia Socialiste ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa veçoi peshën e organizatës së Tiranës në sukseset elektorale të kësaj force politike.

“35 vjet Partia Socialiste është një histori politike, por edhe një histori njerëzore. Kemi kaluar plot ngjarje të mira, por sigurisht edhe sfida e vështirësi. Një vend të veçantë në historinë e Partisë Socialiste zë Partia Socialiste e Tiranës. Energjia dhe organizimi i saj kanë bërë që të jetë lokomotiva e fitoreve të Partisë Socialiste vit pas viti. Tirana është motori i rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit