Në Tiranë është zhvilluar për të tretën ditë protesta kundër projektit në Zvërnec, ku qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.
Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe kanë kërkuar ndalimin e projektit, si dhe dorëheqjen e qeverisë. Gjatë tubimit janë shënuar edhe momente tensioni, ku disa qytetarë kanë çarë kordonin e policisë pranë godinës së Kryeministrisë.
Protesta ka vijuar me thirrje për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketës së maleve, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në plotësimin e kërkesave.









