Në prag të rihapjes së tyre me ligj, policia thotë se ka goditur 5 raste të ushtrimit të lojërave të fatit duke arrestuar tre persona dhe dy i procedoi në gjendje të lirë.
Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe makineta që shërbejnë për lojëra fati. Goditja u finalizua pas informacione në rrugë operative. Të arrestuarit janë;
– D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”;
– K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla”;
-M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, D. K., K. V., M. Gj., dhe E. K., u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit mes tyre gara me qente, nëpërmjet basteve sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën “Belul Hatibi”, në pronësi të Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/09/ee45a81d-c918-4041-a731-28f582eecd3d.jpg)