-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bordi i hajdutëve”, Blushi: Nafta më shtrenjtë se në Luksenburg

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me çmimin e karburanteve.

Ai ka krahasuar çmimin e naftës në vendin tonë me ato në Luksenburg dhe është shprehur se në vendin tonë vjedhjet po bëhen hapur.

Në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, ku paga minimale është 291 euro dhe 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë në ditë, sot 1 litër naftë shitet 1.91 euro.
Në Luksemburg, vendin me pagën minimale 2,202 euro, më të lartën në të gjithë Bashkimin Europian, sot 1 litër naftë shitet me 1,77 euro.
Shqiptarët me të ardhura 10 herë më pak se në Luksemburg e blejnë sot naftën më shtrenjtë sepse në krye kanë një Qeveri që i vjedh papushim çdo ditë. Tani edhe me vendime të Bordit të Hajdutëve, që ka vetëm një qëllim: Të zbrazin xhepat e qytetarëve për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe arkën e Qeverisë, që të financojnë grabitjen përmes inceneratorëve dhe koncensioneve
,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit