Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie mjekun Fitim Marku.
Ky i fundit ka qenë në një situatë të rënduar shëndetësore dhe e ka pasur të pamundur të japë dëshminë e tij.
Fitim Marku, mjeku që u arrestua të premten në flagrancë për korrupsion në spitalin e Traumës, ka pësuar ishemi cerebrale.
Mësohet se ai është transportuar me urgjencë në spital nga ku bëhet e ditur se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ai u vu në pranga pasi dyshohet se tentoi të merrte 200 mijë lekë të vjetra nga një agjent i infiltruar si pacient.