Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke kultivuar lëndë narkotike.
Mësohet se të arrestuarit janë Agron Abdullaj 30 vjeç dhe Klaudjo Kociraj 30 vjeç të dy banues në fshatin Treblovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nënë vendin e quajtur “Moçalet”, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë zonë u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan prokurorisë për procedura të mëtejshme.