-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se delegacioni i vendit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka biseduar me përfaqësuesit special të SHBA-së dhe BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak për sfidat rajonale lidhur me zhvillimet e reja, raporton N1.

“Pra, takimet me me Escobarin që është i dërguari special i SHBA-së dhe me të dërguarin e BE-së, Lajçak, ishin shumë të rëndësishme për të zbuluar detajet dhe sigurisht për të kontribuar në stabilitetin rajonal në procesin e tejkalimit të mosmarrëveshjeve në rajon”, theksoi ai.

Osmani vlerësoi se “referendumet në territoret e okupuara të Ukrainës janë precedent që kërcënon të gjitha shtetet e pavarura, veçanërisht shtetet e vogla” dhe theksoi se Shkupi nuk do t’i njohë rezultatet e tyre.

“Tani po e shpreh qëndrimin e qartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut se këto janë referendume manipuluese, të cilat synojnë të krijojnë një alibi të rreme për aneksimin e territoreve të pushtuara të vendeve fqinje dhe ne nuk do t’i njohim referendumet e tilla dhe as rezultatet e referendume të tilla”, shtoi Osmani.

Kreu i MPJ-së theksoi se ajo që ka bërë Rusia në Ukrainë është shkelje e drejtpërdrejtë e së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj habitet kur në sondazhe shikon se 24 për qind e qytetarëve maqedonas mendojnë se agresioni rus në Ukrainë është i justifikuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit