Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka është shprehur se çdo gjë është gati dhe PD do të dali në protesta dhe greva të mëdha.
Sipas tij, pjesëmarrëse në grevë do të jenë mësues, mjekë dhe sindikatat. Ai nuk u prononcua me një datë fikse por paralajmëroi se gjithë këto tubime do të ndodhin shumë shpejt.
“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai.