Ditën e djeshme djali i kryetarit të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha dhe blogerja Armina Mevlani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.
Në rrjet qarkullojnë video të shumta të të gjitha detajeve të dasmës, po kryefjala e natës ishte atmosfera që çift i ri ka krijuar në dasmës e tyre.
Ashtu siç e do zakoni Shkëlzeni është ngritur në krahë nga dasmorët, për të djegur shaminë e beqarisë. Një tjetër moment ku Shkëlzeni ka treguar se është djalë që i respekton traditat e origjinës është momenti kur ai i këndon Arminës “Çun tirone”.
Gjithashtu disa momente të tjera që janë bërë virale në rrejt janë kur Armina kërceu vallen e Tropojës, dhe mamaja e Arminës i bëri një surprizë çiftit duke performuar live një këngë. Por as napoloni i Liri Berishës nuk ngelet pas.