-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj takon ambasadorin britanik: Folëm për “çunat e Londrës”

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj paraditen e sotme zhvilloi një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Alaister King- Smith. Në qendër të bisedës, sipas Alibeajt ishin disa cështje.

“Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare” shprehet Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit