-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emri i madh drejt stolit të Kombëtares, Reja gati të “shijojë pensionin”

Kryesoret

Vetëm një fitore në 9 ndeshje, ky është bilanci tejet negativ i Kombëtares shqiptare, e cila edhe pse me shumë emra premtues është në një moment tejet të vështirë.

Burime për mediat kanë bërë të ditur se FSHF nuk ka ndërmend t’ia zgjasë kontratën trajnerit italian Edy Reja, për të cilin ndeshja e kësaj të marte ndaj Islandës pritet të jetë e fundit.

Po ashtu, mësohet se tashmë kanë dalë edhe emrat e parë të cilat mund të zëvendësojnë italianin.

Paolo Tramezzani, ish-zëvendësi i De Biasit, është një prej tyre, por mbi të gjithë bie në sy emri i Besnik Hasit, ish-kapitenit kuqezi.

Megjithatë, vëmendja e kësaj të marte është në Arenën Kombëtare, aty ku Shqipëria do të presë Islandën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Edhe në këtë ndeshje, Reja pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacion, me Brojën dhe Hysajn që do të ulen në stol, ndërsa në fushë pritet të zbresë nga minuta e parë Uzuni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit