Policia greke ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit që qëlloi me kaçavidë një efektive, por në momentin që tentoi që të arratiset kjo e fundit e qëlloi me armë në këmbë.
I plagosur është Esmin Ferhati. Shqiptari është arrestuar dhe u dërgua për mjekim në spital. Bashkë me të u arrestuan edhe nëntë persona të tjerë.
Të gjithë të arrestuarit përfshirë edhe shqiptarin akuzohen për disa grabitje me dhunë dhe plagosje.
30-vjeçari pavarësisht përleshjes dhe tentativës për të ikur që dështoi tashmë do të përballet me drejtësinë.