Shefit të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç është ndaluar të hyjë në Mitrovicë nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Ai kishte planifikuar të qëndronte sot në veri të Mitrovicës, për të përuruar një shesh dhe për të vizituar një të ri serb që në mediat e Serbisë ishte pretenduar se është rrahur nga disa qytetarë të Kosovës.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, kjo është hera e nëntë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë, me një përjashtim të vetëm kur disa javë më parë shoqëroi kryeministren serbe Ana Brnabiç në një vizitë zyrtare në veri të Kosovës./RTS