Shqipëria prek fundin. Barazimi në fund nga Islanda ka bërë që tifozët por edhe lojtarët të shpërthejnë ashpër. I pari ka qenë kapiteni Sokol Cikalleshi.
“Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishin. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e kush. Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet, nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë marr përgjegjësitë e mia. Se çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madh për të gjithë ata tifozë e ata që na kanë parë me kombëtaren”, tha Cikalleshi.
Deklarata të forta bëri edhe Armir Abrashi. “Është e vështirë për t’i gjetur fjalët për këtë ndeshje. Abrashi nuk bën gola, por duhen të gjithë çunat që të luajnë për Kombëtaren. Kur vijnë këtu duhet të dinë për çfarë luftojnë. Duhet të jemi krenar për këtë Kombëtare. Por disa çuna janë të rinj. Duhet t’i mësojnë këto gjëra.
Ne kualitetin në ekip. E kemi më shumë se kurrë. Por duhet të bashkohemi si grup dhe të luftojmë. Duhet të dimë që të luftojmë për njëri-tjetrin. Kjo është një pikë që duhet ta përmirësojmë, se kualitetin e kemi”, u shpreh Abrashi.