-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gafë në fund, Shqipëria dështon përballë Islandës

Kryesoret

Shqipëria e pëson përsëri në fund, duke e mbyllur 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 35-të. Ishte Ermir Lenjani ai që realizoi pas një gjuajtje të bukur me kokë.

Duhet vlerësuar edhe pasimi perfekt i Uzunit. Goli ishte produkt i lojës së mirë së kuqezinjve, nisur edhe nga fakti që ishin në epërsi numerike, pasi Islanda që nga minuta e 11-të luajti me 10 lojtarë.

Gunnarsson doli nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Uzunit. Ky episod pas ndërhyrjes së VAR.

Kuqezinjtë luajtën mirë edhe në pjesën e dytë, duke kërkuar me ngulm golin, por nuk ia dolën dot.

Plot 14 goditje nga këndi për ekipin tonë kombëtar, por nuk ishte e thënë të shënohej më. Dhe në aksionin e fundit është Islanda që ndëshkon me Anderson.

Asnjë fitore për Shqipërinë në grup, duke e mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve me vetëm 2 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit